11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Ish-prefektja e Fierit paraqitet në SPAK: Nuk jam dakord, por…

Rajmonda Balili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera kur ishte kryebashkiake e Patosit

Prefektja e Qarkut të Fierit Rajmonda Balili u paraqit në SPAK këtë të Hënë. Pak ditë më parë ndaj saj është vendosur masa e sigurimit pezullim nga detyra, pasi dyshohet për veprën penale shkelje e barazisë në tendera, në kohën kur ishte kryebashkiake e Patosit.

Balili ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetëm tani pas kthimit ajo është njohur me këtë vendim të dhënë në mungesë. Balilaj u shkarkua nga detyra e prefektes me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pasi doli nga dyert e SPAK, Rajmonda Balili, foli për mediat duke theksuar se nuk ka kryer shkelje të ligjit.

Balili së bashku me 6 zyrtarë të tjërë të bashkisë së Patosit dyshohet se kanë favorizuar kompaninë “Genti 001” me aksioner të vetëm Ilir Dervishaj në disa procedura tenderimi.

Sipas SPAK nga 2019-2022 kjo kompani ka marrë 32 tendera. I fundit ishte një tender për rikonstruktimin e një rruge punë e cila nuk është kryer. Më herët gjykata u ka komunikuar masën pezullim nga ushtrimi i funksionit 6 zyrtarëve të tjerë të bashkisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x