Edhe pse deklaronte se mezi e priste arrestin shtëpiak, duket se Sali Berisha është mërzitur shpejt.
Avokatët e tij kanë ankimuar masën e sigurisë arrest në shtëpi që u dha 4 ditë më parë.
Sipas ligjit që e kërkon ankimimin brenda afatit 5-ditor nga shpallja e vendimit, avokatët e Berishës depozituan ankimimin e tyre duke kundërshtuar këtë masë sigurie.
Një nga argumentet kryesore është fakti që gjyqtarja shpalli vendimin pa mbërritur në gjykatë nëpërmjet postës kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
GJKKO ndryshoi masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie për Sali Berishën me kërkesë të SPAK. Kryetari i PD dyshohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026