Moti i keq me reshje që ka shoqëruar Shkodrën gjatë natës ka krijuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Drisht – Kalaja e Drishtit në Njësinë Administrative Postribë.
Siç dallohet nga foto e siguruar, dherat kanë bllokuar rrugën duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Megjithatë, Bashkia Shkodër ka ndërhyrë me mjetet e saj për zhbllokimin e rrugës. Ky segment rrugor është i hapur për të gjitha mjetet.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026