Me qëllim rritjen e shpejtësisë në qarkullim të autobusëve, por dhe reduktimin e gazeve të dëmshme për mjedisin, qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian do të financojnë projektin për transportin e gjelbër në kryeqytet.
Fillimisht, projekti është parashikuar të zbatohet në tre linjat më të mbingarkuara të transportit në qytetin e Tiranës (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).
Projekti përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus që përdorin bateri-elektrikë me synim reduktimin me 20% të kohës së udhëtimit si dhe rritjen e shpejtësisë së tyre.
Qarkullimi në Tiranë nëpërmjet linjave urbane shpeshherë është ngritur si shqetësim nga qytetarët për cilësinë e tyre dhe vonesat.
81.2 milionë euro është shuma që do të ofrohet në formë granti. Marrëveshja për transportin e gjelbër u nënshkrua mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoreshës së KFW gjermane në Shqipëri, Brit Horschke.
Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro. Bashkia e Tiranës duhet të kontribuojë me 29.17 milionë euro.
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026