13.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

GJKKO rrëzon përpjekjet e Berishës, gjyqtarja Irena Gjoka nuk përjashtohet nga çështja

Për të dytën herë, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.

Vendimi është marrë ditën e sotme, nga gjykatësja Rudina Palloi.

”Personi nën hetim Sali Berisha nëpërmjet mbrojtësve të tij ka paraqitur kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues që shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit. Kjo kërkesë iu kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”,thuhet në vendim.

Kjo kërkesë u bë nga avokatët në seancën e djeshme, me argumentin se kjo gjyqtare është shkarkuar në vitin 1996, kur në krye të KLD së kohës ishte Sali Berisha. Për këtë, avokatët e kanë konsideruar Gjokën në kushtet e konfliktit të interest, mirëpo Gjykata ua hodhi poshtë këtë pretendim.

Që do të thotë se në seancën e sotme në orën 11:00, për masën e sigurisë ndaj tij “arrest shtëpie”, vendimi do të merret pikërisht nga kjo gjyqtare, Irena Gjoka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x