Ajax do të rimbursojë paratë e shpenzuara nga tifozët për biletat për ndeshjen kundër USV Hercules, të cilën gjigantët e Amsterdamit e humbën duke u eliminuar papritur nga Kupa e Holandës.
“Ishte një dështim i madh nga ana e ekipit dhe klubi ndan dhimbjen e kësaj ndeshjeje me tifozët. Na vjen turp”, thuhet në një shënim të dërguar nga Ajax për tifozët që kanë udhëtuar drejt Utrehtit për të parë skuadrën e eliminuar nga gara nga një ekip amator, që luan në kategorinë e 4-t të futbollit holandez.
Në fund të ndeshjes, René van der Krooij, trajneri i USV Hercules, foli plot zhgënjim për qëndrimin e kundërshtarëve.
“A e dini sa njerëz nga Ajaxi më kanë uruar pas ndeshjes? Zero! E kuptoj që lojtarët janë në siklet dhe nuk e bëjnë këtë, por jo një person në ekipin teknik apo drejtues… Është e trishtueshme të vish nga një klub kaq i madh dhe të mos kesh minimumin e respektit”, tha ai.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026