Media britanike “DailyMail” ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin vendas Rishi Sunak për shkak të rolit të tij në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Sunak po përballet me kritika të ashpra në Londër, por ai hodhi poshtë nga Dubai paralajmërimet se reputacioni i Britanisë së Madhe është dëmtuar nga rishikimi i strategjisë për emetimet zero nga ana e qeverisë.
Në konferencën që po zhvillohet në Dubai merr pjesë edhe shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe është ai i përzgjedhuri i Mail për të çuar deri në fund talljen me Sunak.
Teksa liderët kanë pozuar për foton zyrtare të Cop28, bie në sy fakti se Sunak është vendosur në rreshtin e fundit. “Në fakt e kanë vënë pas kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan media britanike me ironi.
Ndryshe nga Sunak, Mbreti Charles ishte ai që mbajti lart nderin e Britanisë së Madhe duke u vendosur në rreshtin e parë përkrah presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u pozicionuan më në qendër.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026