Në një postim në rrjetin social Facebook, gazetari i njohur por edhe ish-drejtuesi i Radio Tirana Martin Leka, uron 85 vjetorin e nisjes së Transmetimit, ditë e cila përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai gjithashtu përkujton edhe dy kolegët e tij të ndjerë Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, të cilët humbën jetën nga regjimi komunist.
Postimi i plotë:
“85 vjet më parë, Radio-Tirana nisi transmetimin. Gëzuar gjithë punonjësve, gazetarëve, teknikëve, redaktorëve, montazhierëve, etj. këtë ditë të shënuar! Gëzuar qindra e mijëra të tjerëve që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre në Radio-Tirana.
Një homazh i veçantë në këtë ditë të shënuar shkon për dy gazetarët martirë të Radio-Tiranës, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho, të vrarë barbarisht nga regjimi komunist!
Gëzuar!”
- Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër - 31/07/2026
- FIFA i përgjigjet akuzave të UEFA-s dhe CONCACAF për projektin e ri: Askush nuk po e shet futbollin - 31/07/2026
- Alarm për një valë të re të nxehti në Evropë/ Rriten mundësitë për zjarre dhe mungesë uji, ja vendet më të rrezikuara - 31/07/2026