Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme përmes së cilës synon që të zbardhë zhdukjen e shumë të kërkuarit të drejtësisë, Ervin Martinaj.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri Balla thotë se ka shumë informacione të reja lidhur me këtë çështje teksa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve deri në daljen e përfundimeve nga ana e policisë për autorët, vendin apo dyshimet ku është kryer (nëse është kryer) kjo vepër penale.
A ka informacion Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe sipas një porosie të kryeministrit për të zbardhur enigmën e zhdukjes së Ervin Martinajt?
Taulant Balla: Policia e Shtetit e ka një detyrë prioritare dhe nga ana ime në cilësinë e ministrit të Brendshëm.
A ka ndonjë informacion shtesë?
Taulant Balla: Ka shumë informacion të ri, por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që deri në momentin e konkludimeve nga ana e Policisë së Shtetit, qoftë për autorët, qoftë për vendin ose për dyshimet ku është kryer, nëse është kryer kjo vepër penale, do të hesht.
A ka mundësi të kemi një informacion më të saktë?
Taulant Balla: Policia e Shtetit ka një pistë të rëndësishme dhe të besueshme, përmes së cilës synon të zbardhë gjithë këtë ngjarje, por unë e kam të pamundur… Informacioni është sekret dhe është pjesë e hetimit. Mendoj që Policia është në drejtimin e duhur për ta zbardhur këtë ngjarje.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026