-1.5 C
Tirana
20 / 01 / 2026

Rikthehet Mbappe, i dhuron Francës një biletë për në “Euro2024”

Është gjithnjë ai, është gjithnjë Mbappe. “Gjeli” më i famshëm rikthehet fuqishëm në skemë, merr prej dore Francën duke i dhuruar bluve një biletë për në “Euro2024”. Me 18 pikë në 6 ndeshje, Deschamps me të besuarit e tij festojnë kualifikimin pas suksesit 2-1 kundër Holandës, në mitikun ‘Johan Cruijff Arena’. Shtatë minuta lojë i mjaftuan Mbappe për të dërguar topin në rrjetë. Një kros në zonë nga Clauss, me Mbappe që fluturimthi kaloi “gjelat” në avantazh.

Franca kishte kontrollin e lojës, por në fundin e pjesës së parë ishte Maignan që bllokoi në gjuajtje të rrezikshme të Xavi Simons. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Mbappe me një ekzekutim fantastik dërgoi topin në trekëndësh, një gol që mori duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në stadium. Ky ishte goli i 42-të i Mbappe me përfaqësuesen duke kaluar një legjendë si Michel Platini.

“Tulipanët” u rikthyen vonë në lojë, në minutën e 85-të ngushtuan shifrat, por një gol që vlen thjeshtë për statistika, pasi kjo humbje i zbret në vendin e tretë në Grupin B me 9 pikë, 3 më pak se Greqia./javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x