Shqipëria pas hapjes së negociatave në korrik, ka nisur negocimin e grupit të kapitujve themelorë, me fokus Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, puna për koordinimin e të cilit është në përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë.
Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka.
Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” znj. Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të sistemit të drejtësisë, përgjegjëse në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore.
Takimi i sotëm u fokusua, ndër të tjera, në shpjegimin e standardeve të legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me garantimin e një mbrojtje gjyqësore efektive, politikat antikorrupsion, mbrojtjen e të dhënave personale, mosdiskriminimi, të drejtat e fëmijëve, liria e medias, etj./
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026