Milan bind në “San Siro” ndaj Lazios dhe merr momentalisht kreun e Serie A.
Takimi i vlefshëm për javën e shtatë të Serie A rezultoi shumë i luftuar, megjithatë në fund kjo sfidë “foli” për Milan që triumfon me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë pati një sërë rastesh për të shënuar nga të dyja ekipet, megjithatë u mbyll me porta të paprekura.
Goli i parë i këtij takimi u realizua në minutën e 60’, ku pas asistit të Leaos, Pulisic e dërgoi topin në fundin e rrjetës dhe u dhuroi avantazhin vendasve.
Në minutën e 88’ Leao u bë sërish protagonist me një tjetër asist, me portugezin që e ktheu topin në limit dhe ia pasoi Okafor, me këtë të fundit që vulosi sfidën.
Në fund gjithcka u mbyll me rezultatin 2-0, me Milan që merr kreun me 18 pikë, teksa Lazio renditet në vend të 14-të me shtatë pikë.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026