Spektakli kuqezi i konvertuar në nota na jep një tjetër tablo. Pa diskutim, çdo tifoz do të kujtojë gjatë golin e Jasir Asanit, një perlë e vërtetë, por mëngjarashi nuk ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, sipas “Sofascor”: Asani vlerësohet me notën 6,7. Dy lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes rezultojnë Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj, nota 7,5. Pas disa ndeshjeve me koeficient të ulët, Hysaj rikthehet të luajë një ndeshje në nivele të lartë.
Jo vetëm Gjimshiti, me një notë të lartë u vlerësua edhe qendërmbrojtësi tjetër Ardrian Ismajli, nota 7,3. Së bashku me Gjimshitin, dy qendrat kuqezi zhdukën Robert Lewandowksi-n. Dyshja e mesfushës, Ramadani-Asllani u vlerësuan me notë të lartë, 7 dhe 7,1, ndërsa një ndeshje jo në ritmin e zakonshëm zhvilloi Nedim Bajrami, i vlerësuar me notën 6.8. Dy lojtarët më pak të vlerësuar ishin Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, 6,7 dhe 6,5 për sulmuesin e Granada-s.

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026