Mbyllet në barazim 1-1 sfida Çeki-Shqipëri. Kuqezinjtë marrin 1 pikë me shumë vlerë në këtë rrugëtim drejt Euro 2024.
Të parët që shënuan ishin çekët, me anë të Černý në minutën e 56.Por Shqipëria nuk u dorëzua. Kuqezinjtë shënuan në të 66-tën me anë të Bajramit.
Një super gol që na jep shpresë për një biletë në Gjermani vitin tjetër. Kështu Shqipëria qëndron në vendin e dytë me 7 pikë. Çekët vijojnë të kryesojnë me 8 pikë.
Pas nesh janë polakët që falë fitores me Ishujt Faroe shkojnë në kuotën e 6 pikëve. Sfida e radhës është ajo me Poloninë më 10 Shtator.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026