Përroi i fshatit Pustec prej vitesh ka sjellë probleme për banorët, kryesisht gjatë stinës së dimrit kur rreshjet janë të shumta. Dalja e tij nga shtrati si pasojë e mos pastrimit, ka përmbytur shpesh herë oborret e shtëpive të zonës, duke shkaktuar dëme materiale në banesa dhe humbje të gjësë së gjallë.
Përmes një projekti të financuar nga Fondi i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtes tashmë do të nisë ndërhyrja për pastrimin në të gjithë gjatësinë e përroit dhe ndërtimin e mureve anësore me qëllim parandalimin e erozionit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski, i cili tha se ndërhyrja do të fillojë brenda këtij viti, për ti dhënë fund kësaj problematike të hershme për banorët.
Kryebashkiaku Kolefski ka bërë të ditur se një tjetër projekt i ngjashëm pritet të vihet në zbatim edhe në fshatin Goricën e Madhe, ku një tjetër përrua është problematik, i cili përmbyt jo vetëm lagjet e banuara por edhe tokat bujqësore përreth.
Për shkak të buxhetit të vogël që ka në dispozicion bashkia e Pustecit, duke mos patur mundësi të investojë shuma të mëdha për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve, shumë ndërhyrje e investime synohen të realizohen me financime nga qeveria shqiptare por edhe nga donacione të ndryshme.
- Champions League: Vinicius është heroi i Realit, mund Benfica-n. PSG mund me permbysje Monacon - 18/02/2026
- E qëlloi me laps pasi refuzonte ta quante masakër Reçakun, William Walker flet për sherrin me mjeken finlandeze - 18/02/2026
- PD sulmon Ervin Salianjin për takimin në Berat: Aktivitet me agjendë private në shërbim të qeverisë - 18/02/2026