Shefi i Ugjencës, Skënder Brataj, në lidhje me rastin e mjekut të Spitalit të Traumës, Fitim Marku i cili u arrestua disa ditë më parë për korrupsion, u shpreh se korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi.
“Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek.
Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj.
Ndërkohë, sa i përket mënyrës se si Marku u arrestua, Brataj u shpreh se nuk ishte mënyra e huhur dhe është e papranueshme.
Kujtojmë se Fitim Marku u arrestua tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës gjatë një operacioni të Policisë me agjent të infiltruar.
Ndërkohë, ditën e sotme ai është dërguar në spitalin e Traumës me urgjencë pasi ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026