4.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

“Tirana është një skuadër e vogël”, trajneri i Besiktas: Jam i pakënqaur me barin e “Air Albania”

Nesër Tirana do të luajë kundër Besiktas në “Air Albania” ndeshje e kthimit të vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Në prag të kësaj sfide ka folur në konference për shtyp trajneri i turqve, Senol Gunes:

LOJA E TIRANËS – Duke parë nga ndeshja e parë Tirana është ekip që luan në grup. Zhvillon lojën e saj dhe ka lojtarë të mirë. Ne duam kualifikimin dhe rezultatin tonë. Ne njohim Abazajn dhe Selmanin që kalnë luajtur në Turqi. Ata luajnë në grup dhe eshtë gjë e mirë.

KUSHTET – Stadiumi është shumë i mirë, por jam i pakënqaur me barin e fushës që mund të ndikojë për keq në ndeshjen e nesërme.

KRAHASIMI – Me sa kam arritur të studioI Tiranën, Shehi ka bërë një punë të mirë duke parë dhe sezonin e shkuar ku ka zhvilluar ndeshje të mira në kampionat dhe Europë. Tirana është ekip kompetitiv por jo në nivelin e Besiktas. Në raport me ne është një skuadër e vogël. Ka bërë shumë zhvillime dhe i uroj suksese trajnerit Shehi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x