7.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Granit Xhaka pjesë e Leverkusen me kontratë 5-vjeçare. Arsenali merr 25 mln euro

Granit Xhaka (30 vjeç) do jetë mesfushori i ri i Bayer Leverkusen në Bundesligë. Mesfushori shqiptar do lërë Arsenalin dhe për pesë vitet e ardhshme do jetë pjesë e Bundesligës, duke u rikthyer sërish në futbollin gjerman pas aventurës me Borussia MGladbach.

Tanimë gjithçka ka përfunduar, me palët që kanë gjetur akordin mbi bazën e 25 milionë eurove. Xhaka do jetë për pesë vite pesë e “Aspirinave”, duke luajtur sezonin e ri në Europa League.

30-vjeçari Xhaka do jetë nën urdhërat e Xabi Alonsos, një prej ish-mesfushorëve më të mirë në botë, që tanimë drejton Leverkusenin. Kështu, pas shtatë vitesh në “Emirates” dhe një sezoni të fundit fantastik, Xhaka do përshëndetet me “Topçinjtë” e Londrës edhe pse kishte një vit tjetër kontratë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x