Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë pamje nga tuneli i Llogarasë.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se në tunelin e Llogarasë po punohet me ritme të shpejta. Rama shton se kjo “vepër shkurton kohën si dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut”.
“Mirëmëngjes. Dhe nga tuneli i Llogarasë ku punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama.
Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë… - 14/08/2026
- Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro! - 14/08/2026
- “Serbia nuk do ta njohë Kosovën”- Vuçiç shpërthen: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’e duan as Tiranën, as Brukselin! S’ka sanksione as ndaj Rusisë - 14/08/2026