5.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Formacioni më i mirë në Champions League, City në “mazhorancë”

Champions League 2022/2023 përfundoi të shtunën, ku Interi u mund 1-0 nga Manchester City.

Një ditë pas ndeshjes, UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të edicionit.

Ashtu siç pritej, dominon Manchester City me 7 lojtarë.

Skuadra e Guardiolës përfaqësohet nga Dias, Walker, Stones, De Bruyne, Rodri, Haaland dhe Bernardo Silva. Di Marco dhe Bastoni janë përzgjedhur nga Interi, ndërsa te Real Madrid pjesë e formacionit shihen Vinicius dhe Courtouis.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x