Manchester City dhe Interi kanë mbërritur në fazën e fundit të Champions-it, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ngrenë trofeun në stadiumin “Atatürk Olympic” të Stambollit.
“Qytetarët” e Pep Guardiolës duan ta kurorëzojnë këtë sezon fantastik me trofeun më të rëndësishëm për klube, duke kompletuar kështu dhe “Tripletën”.
Nga ana tjetër, zikaltërit e Inzaghit kërkojnë të thyejnë çdo parashikim dhe të ngrenë trofeun numër 4 të Champions-it në historinë e tyre.
Duket se për Cityn nuk ia ka dalë dot Kyle Walker, i cili do ta nisë këtë takim nga stoli, ndërsa te Interi lojtarët janë rreshtuar ashtu siç priteshin me Dzekon titullar dhe Lukakun në stol.
FORMACIONET ZYRTARE:
MAN. CITY: Ederson, Akanji, Stones, R. Dias, Ake, Rodri, Gundogan, De Bruyne, B. Silva, Grealish, Haaland.
Trajner: Pep Guardiola
INTER: Onana, Bastoni, Acerbi, Darmian, Dimarco, Brozovic, Calhanoglu, Barella, Dumfries, Dzeko, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi
GJYQTARËT:
Kryesor: Simon Marciniak (Poloni)
Anësorë: Pavel Sokolnicki (Poloni), Tomas Listkievix (Poloni)
I katërt: Istvan Kovaç (Rumani)
VAR: Tomas Kviatkovski (Poloni)