6.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Milan, Roma dhe Juventus mbyllin sezonin me fitore

Milani mposhti në ndeshjen e fundit të sezonit 3-1 Hellas Verona.

Milan 3-1 Verona – golat

Olivier Giroud e hapi llogarinë e golave për Rossoneët, kur shënoi në minutën e 45+1-të nga penalltia.

Mirëpo, Verona i barazoi shifrat në 1-1, me golin e Davide Faraonit që shënoi në minutën e 72-të.

Për të rikthyer epërsinë e Milanit u përkujdes Rafael Leao, që shënoi në minutën e  82-të.

Rossonerët nuk u ndalën me kaq dhe shënoi edhe të tretin, sërish përmes sulmuesit portugez (90+2’).

Fitore në këtë javë mori edhe Roma, që ia doli me shumë mund të mposhtë Spezian, me rezultat 2-1.

Roma 2-1 Spezia – golat

Ishte minuta e gjashtë e takimit kur Nikolaou pranoi një asistim nga Bourabia për rezultatin 1-0.

Por, shifrat në 1-1 i barazoi Nicola Zalewski, që u asistua prej Stephan El-Shaarawyn.

Pjesa e dytë ishte disi më e tensionuar, ndërsa pati edhe një karton të kuq.

Ishte minuta e 88-të e takimit, kur Dimitrios Nikolaou pranoi edhe një karton të verdhë, për të lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Me këtë rast, Roma përfitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Paulo Dybala për 2-1.

Juventus fitoi 1-0 në ndeshjen kundër Udinese në xhiron e fundit të Serie A.

Juventus 1-0 Udinese – golat

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër rasteve të shumta që patën dy skuadrat.

Në 45 minutat e dytë, Zonja e Vjetër ishte më kërkuese dhe ia doli të shënonte golin e fitores.

Ishte minuta e 68-të e ndeshjes, kur Federico Chiesa pranoi një asistim nga Manuele Locatelli, për 1-0.

Milani e mbylli këtë edicion në vendin e katërt me 70 pikë, shtatë më shumë se Roma dhe tetë më shumë se Juventusi, me Giallorossët që luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Zonja e Vjetër në atë të Konferencës.

Pena.al

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x