Avokati Spartak Ngjela, ka ikur nga studio e emisionit “Now” teksa po flitej për shpalljen “non grata” të Sali Berishës.
Ai tha se ky i fundit ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti Klevis Balliu.
Pas debatit me këtë të fundit, avokati është ngritur nga karrigia dhe është larguar nga studio.
Pjesë nga debati:
Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit
Balliu: Ku e di ti?
Ngjela: E njoh ligjin amerikan. Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata” Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.
Balliu: Kur e tha?
Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni zotëri, me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë.
/e.d
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Nga sot, asnjë monopatinë në rrugë! Hyn në fuqi vendimi, mjetet do të bllokohen - 13/10/2025
- “Progres i mrekullueshëm me shpejtësi rekord”, Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana. Rama: Kapitujt i mbyllim brenda 2027. Berisha: Plotësojmë vetëm 1 kusht - 13/10/2025
- Provokimi i Lukashenkos: Ukraina mund të pushojë së ekzistuari si shtet. Trump: Mund të dërgoj Tomahawk në Kiev. Paralajmërimi i fortë i kryespiunit gjerman - 13/10/2025