Presidenti amerikan urdhëroi ushtrinë amerikane të mos nisë sulme të reja ndaj Iranit, duke i dhënë fund një serie gati dy-javore sulmesh të përditshme amerikane, sipas dy burimeve të njohura me vendimin, siç raportohet nga faqja e internetit amerikane AXIOS.
Vendimi i Trump erdhi pas 13 ditësh radhazi, gjatë të cilave ai kishte autorizuar operacione ushtarake kundër objektivave iraniane.
Është e paqartë nëse ndërprerja e sulmeve është një veprim i përkohshëm apo sinjalizon një ndryshim më të gjerë në strategjinë e SHBA-së.
Sipas të njëjtave burime, vendimi pasqyron nga njëra anë qëllimin e Trump për të lënë më shumë hapësirë për diplomaci dhe nga ana tjetër vlerësimin se, pa një rikthim në operacionet ushtarake në shkallë të gjerë, efektiviteti i nivelit aktual të sulmeve ka arritur kufijtë e tij.
Megjithatë, ushtria amerikane është ende duke përgatitur plane për një rikthim të mundshëm në operacione më të gjera, por Trump nuk ka urdhëruar një zhvillim të tillë.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi informacionin.
- 49.1% e banorëve te rritur të vendit anojnë nga vlerësimi pozitiv për Ramën - 26/07/2026
- Gjesti prej kampioni i Anthony Joshua, anglezi feston me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Kristian Prengës - 26/07/2026
- “Nuk ka mesfushor që luan më mirë me topin se Cubarsí dhe Laporte”, De la Fuente zbulon sekretet e triumfit në Botëror - 26/07/2026