Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar projektligjin e reformës territoriale. Sipas asaj që mëson A2 CNN nga burime brenda PS, ndarja territoriale do të bëhet me jo më shumë se 50 bashki.
Socialistët dhe opozita ngritën një komision të posaçëm parlamentar për këtë reformë, por pas përfundimit të afatit, nuk u gjet dakordësi. Opozita kërkoi shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit, ndërsa maxhoranca dorëzoi në Kuvend një raport të njëanshëm.
Megjithatë, projektligji do të miratohet sesionin e ardhshëm, sepse sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, kryetaret dhe këshillat bashkiakë kanë 60 ditë kohë të japin mendimin e tyre për këtë projekt dhe më pas mund të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas të miratohet në seancë. Objektivi i mazhorancës për ta miratuar është maksimumi fillimi i tetorit.
- Zgjidhet Presidentja e Kosovës/ Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula kryetarja e shtetit pas marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në minutat e fundit - 07/10/2026
- Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro - 07/10/2026
- Ismail Lulani, kumtuesi i epshit të ngjyrave shpuese dhe poetikës shprehëse në pikturën shqiptare - 07/10/2026