14.5 C
Tirana
02 / 05 / 2026

Emri/ Rama i dorëzon Presidentit propozimin për kreun e ri të SHISH: Kush është gruaja e parë që do të…!

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se i ka propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e ri për Shërbimin Informativ Kombëtar.

Bëhet fjalë për Vlora Hysenin. Gjithashtu kryeministri Rama thekson se Hyseni është një emër që jep garanci për reformimin e mëtejshëm të shërbimit të inteligjencës.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.”, shkruan Rama.

Vlora Hyseni, që ka qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Para disa muajve, ajo u shkarkua nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x