Pas 19 minutash ‘Emirates’ ka shpërthyer. Futbollisti kosovar, Granit Xhaka, ka shënuar për ‘Topçinjtë’ në portën e Sportingut të Lisbonës, duke i krijuar qetësinë e nevojshme shokëve dhe paralajmëruar kualifikimin e Arsenalit, për në çerekfinalet e Europas League.
Pas një goditje të braziliani Gabriel Jesus nga e majta, topi i pritur nga portieri Adan, bie në këmbët e Granit Xhakës, i cili me një goditje potente brenda në zonë dërgon topin në rrjetë. Me epërsinë 1-0 të Arsenalit, mbyllen edhe 45 minutat e para të ndeshjes Arsenal-Sporting.