13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Dërgohen në banesën e fundit viktimat e para të aksidentit hekurudhor në Tempi, mes tyre tre shqiptarët

Në heshtje por me pyetjen “Përse?” familjarë dhe të afërm varrosin sot në Greqi viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Tempi të Greqisë.

Trupat e pa jetë të 57 viktimave tashmë u janë dorëzuar familjarëve, mes tyre edhe shtetasit shqiptarë dhe ata me origjinë shqiptare, Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo dhe Joanis Xhollas, ndërsa paraditen e së shtunës priten të përfundojnë edhe analizat e ADN-së për Klaudia Laton dhe Denis Ruçi.

Ndërkohë që janë marrë 56  mostra ADN-je prej familjarëve të viktimave, trupat e të cilëve janë dëmtuar shumë çka e ka bërë të pa mundur identifikimin e deritanishëm të tyre.

Autoritet thonë se po bëjnë të pa mundurën për ta përfunduar identifikimin e viktimave për të dorëzuar trupat e tyre pranë familjarëve sa më shpejt, ndërsa vazhdojnë hetimet lidhur me tragjedinë që shokoi Greqinë dhe jo vetëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x