22.5 C
Tirana
23 / 10 / 2025

Escobar: Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim, Kosova e ka kuptuar që duhet të bëhet

I dërguari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është detyrim. Ai ka thënë se diskutimet për themelimin e Asociacionit duhet të fillojnë menjëherë.

“Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës. Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë” , ka thënë Escobar 

Serbia insiston në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një asociacionin njëetnik, pasi sipas tyre do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit. Në përgjigje të tyre, zyrtarët e lartë amerikanë më herët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë formimin e një Republike Sërpska në Kosovë.

Në javët e fundit, Amerika është bërë gjithnjë e më e zëshme duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka nevojë dhe do të zbatohet.

Ky reagim vjen një ditë pas takimit të nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE ku u diskutua dhe u ra dakord parimisht për planin evropian që synon normalizimin marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x