Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi e cilësoi të dështuar protestën e djeshme të Partisë së Lirisë. Lesi kjo proteste tregoi se opozita nuk është e bashkuar siç proklamoi gjatë verës se në shtator do vinte ndryshimi i madh.
“Meqë u bë gjithë ajo përgatitje se shtatori do bënte namin, kjo protestë duhet të kishte njerëz, të paktën 10-15 mijë veta.
Aty ishin vetëm njerëzit e Ilir Metës, kishte ardhur vetëm Edmond Spaho me shoferin e vet”, tha Lesi.
Sipas tij, Berisha duhet të ishte në protestë bashkë me grupin parlamentar të PD për të treguar se opozita është e bashkuar dhe e gatshme të rrëzojë Ramën siç pretendon.
“Kjo opozitë po vjen me dy gjela dhe kjo do krijojë probleme. Atje duhet të shkonte edhe Berisha dhe grupi parlamentar i PD për të treguar se jemi 1 dhe brenda vjeshtës do ta rrëzojmë Ramën siç kanë thënë”, u shpreh Lesi.
/javanews
- Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet - 23/10/2026
- Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme - 23/10/2026
- Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve. Përjashtohen arsimi, shëndetësia dhe policia - 23/10/2026