16.5 C
Tirana
22 / 10 / 2025

Kontrollet nga Policia Rrugore Korçë/ Gjatë javës janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë pezulluluar 3 leje drejtimi

Policia Rrugore Korçë shton kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Për këtë ka shtuar nurmin e patrullave të policisë në të gjitha akset nacionale përfshi edhe ato të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, kryesisht gjatë fundjavës.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore, gjatë javës së kaluar janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë pezulluar 3 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Nga e enjtja e javës së kaluar e deri ditën e sotme nga ana e sektorit të qarkullimit rrugor janë vendosur më shumë se 550 masa administrative, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë së së lejuar si dhe parakalime të gabuara.

Nga ana tjetër edhe policia e rendit ka vendosur masa administrative në qytetet kryesore të qarkut të Korçës, masa që kanë qënë në veçanti për parkime të gabuara.

Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x