Nga Ledio Alite
Për sa i përket çështjes së vështirë të dallimeve ekonomike mes shtresave të shoqërisë së kryeqytetit, i vetmi drejtim i mundur i hëpërhëshëm është që gjërat të merren shtruar dhe të mos frikësohen më shumë njerëz në mënyrë të panevojshme.
Ludvig von Mises, një ndër ekonomistët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar dhe përfaqësues i Shkollës Austriake na mëson se për ndërtimin dhe ruajtjen e qytetërimit dhe bashkëpunimit shoqëror nevojiten masa për të penguar individët asocial të kryejnë akte të cilat do të shkatërronin gjithçka kemi ndërtuar deri tani. Në teorinë e tij, për aq kohë sa autoriteti i shtetit ndrydh dhe parandalon veprimin antisocial, mbizotëron ajo që në mënyrë të arsyeshme e me të drejtë mund të quhet liri.
Në ekonominë e tregut, modelin laissez-faire të organizimit shoqëror, ekziston një hapësirë brenda së cilës individi është i lirë të zgjedhë mes mënyrash të ndryshme veprimi. Kështu, liria shpjegohet si gjendje e njeriut në një shoqëri kontraktore. Bashkëpunimi shoqëror në një sistem pronësie private të faktorëve të prodhimit do të thotë që në treg, individi nuk është i detyruar t’i bindet e shërbejë një sundimtari. Përderisa jep e shërben për të tjerët, këtë veprim e kryen me vullnet të lirë në mënyrë që të shpërblehet e shërbehet prej marrësve. Ai këmben mallra e shërbime, nuk bën punë të detyruar dhe nuk paguan detyrime të tepërta. Sigurisht, ai nuk është i pavarur. Ai varet nga anëtarët e tjerë të shoqërisë. Por kjo varësi është e ndërsjelltë.
Çdo hap i hedhur nga autoriteti shtetëror, që kërcënon përmbushjen e funksioneve të saj kryesore të mbrojtjes së funksionimit të rregullt të ekonomisë së tregut nga agresioni i shkelësve të qetësisë, qofshin këta vendas apo të huaj, është një hap drejt një rruge që çon fill në sistemin totalitar ku liria nuk ekziston, shpjegon Mises.
Asnjë qeveri, qendrore apo vendore, e asnjë ligj civil nuk mund të garantojë e nxisë lirinë në mënyrë tjetër përveçse duke mbështetur dhe marrë në mbrojtje institucionet themelore të ekonomisë së tregut. Qeveri do të thotë gjithmonë shtrëngim dhe detyrim, dhe është detyrimisht e kundërta e lirisë. Por, dallimi shumë i rëndësishëm vjen kur ky autoritet publik është garantues i lirisë dhe përputhet me këtë të fundit vetëm në rast se sfera e veprimtarisë së saj kufizohet pikë për pikë në ruajtjen e asaj që quajmë liri ekonomike. Atje ku nuk ekziston ekonomia e tregut, dispozitat kushtetuese dhe ligjet më dashamirëse, mbeten karta pa vlerë. Tirana, si ylli polar i shqiptarisë, e ka ende gjallë këtë potencial. Të vlerësojë dhe prodhojë përfaqësues ofertues të mbështetjes për liri ekonomike. Për këtë, duhet të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin, dhe të ndërtojmë sisteme të qarta dhe serioze të cilat motivojnë të ardhmen, më shumë se “non sense” materiale.
- Mesha e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas, Mitsotakis: Urë miqësie mes dy popujve, përulemi para madhështisë së personalitetit të tij! - 30/01/2025
- Edi Rama: Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe u nda nga ne, si Anastasi i Shqipërisë (fjala e plotë) - 30/01/2025
- LIVE nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”! Qindra besimtarë e personalitete përcjellin Kryepeshkopin Anastas - 30/01/2025