13.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Si u mashtruan turqit për pallatet luksoze që u bënë ‘hi’

Gazetari Bora Zukali, zbuloi gjatë një interviste për Euronews Albania situatën në Turqinë juglindore pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

Zukali tha se pallatat më të shumta që janë shembur janë pallatet luksoze të cilat janë ndërtuar gjatë 3-viteve të fundit.

Ai nënvizoi se njerëzit u mashtruan përmes publicitetit dhe paguan deri në 3 mijë dollarë metri katrorë, për të blerë banesa në këto pallate që cilësoheshin si më të sigurtat nga tërmeti.

“Ato pallatet që ishin me 15 ose 18 kate, të quajtuara pallate luksoze, ato janë më shumë që janë shembur. Këto ishin gjasme pallatet më të mira dhe janë reklamuar si pallate të sigurta për tërmetin.

Njerëzit kanë marrë kredi nga bankat për të blerë këto apartamente në këto pallate. Njerëzit kanë blerë apartamente me 2 mijë ose 3 mijë dollarë dhe ato kanë qenë të parat që janë shembur.

Shumë njerëz kanë vdekur dhe akoma nuk janë nxjerrë nga këto pallate 15-18 kate. Ato priten të nxirren me eskavator nga rrënojat dhe kjo është ajo që prek më shumë familjarët”, tha gazetari.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x