15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Bllokimi i foltores, Balla: Skenar që ndodh pas kallëzimit në SPAK për “21 Janarin”

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, thotë se bllokimi i foltores së Kuvendit është skenar që ndodh nga deputetët e opozitës për shkak të një kallëzimi penal që kanë bërë sot në SPAK familjarët e viktimave të “21 Janarit”.

“Është në skenar që ndodh çdo seancë sepse ndërkohë që sot familjarët e dëshmorëve të vrarë në 21 Janar janë në SPAK për depozitimin e një kallëzimi penal ndaj Sali Berishës dhe persona të tjerë të përfshirë, ne do jemi në këtë situatë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë që në SPAK është ngritur akuzë për vrasje në Gërdec, kjo situatë do ndodhi. Është e papranueshme që ju të çoheni aty. Jemi këtu për të vijuar normal seancën”, deklaroi Taulant Balla.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x