6.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Skënderbeu në finalen e Kupës në volejboll/ Pas fitores ndaj Vllaznisë, vajzat korçare drejt ngritjes së trofeut

Ekipi i Skënderbeut të femrave në volejboll është finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë, pas fitores në gjysmëfinalen e dytë ndaj Vllaznisë me rezultatin 3 me 1. Ky takim i luajtur në fundjavë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ka dhuruar mjaft emocione.

Në këtë përballje nisur dhe nga renditja e Skënderbeut, trajneri Orlando Koja, i ka dhënë më shumë mundësi loje volejbollisteve të stolit. Me këto lojtare Skënderbeu ka fituar setin e parë me rezultatin 25-13.

Por në setin e dytë shkodranet kanë barazuar setet, teksa kanë fituar 21-25. Në kushte të tilla trajneri Orlando Koja, ka qënë i detyruar të rikthejë në fushën e lojës të gjitha titullaret, edhe për të mos i dhënë mundësi Vllaznisë të shkonte më tej me sete.

Me Begon, Gjatën dhe dy amerikanet Williams dhe Hejni në lojë, ka fituar setin e tretë me rezultatin 25-10 dhe të katërtin 25-20 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Me këtë fitore Skënderbeu ka forcuar në maksimum vendin e parë në renditje, duke treguar kështu se pret qetësisht ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë.

Vajzat korçare më parë kanë fituar dhe gjysmëfinalen e parë me rezultatin 3 me 0 dhe kështu do të presin takimin e datës 15 shkurt midis Partizanit dhe Tiranës për të mësuar rivalin e tyre direkt për ngritjen e trofeut Kupa e Shqipërisë 2022-2023.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x