Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka reaguar sa i takon kërkesës nga ana e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për McGonigal.
Sipas saj sjellja e opozitës është denigruese disa prej deputetëve kanë falsifikuar firmat.
“A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë , sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit???? Kaq hapur bëhet kjo , saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi , figurojnë sikur të kenë qenë këtu e të kenë firmosur.
Lehtësisht i dukshëm e i verifikueshëm manipulimi në letra , per të plotësuar kriterin numerik që disa kërkesa të vihen në lëvizje nga Kuvendi! E përsëritur në fakt! Dhe këtë herë është koha që fallsifikatori ose fallsifikatorja të zbulohet! Ekspertimi grafik e konfirmon këtë!
Dhe jo vetëm kaq , por dhe të sanksionohet si cdo qytetar tjetër në RSh për krimin e fallsifikimit të dokumentave të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal! Stop fallsifaktorëve dhe gënjeshtarëve që betohen për shtet, për parlamentarizëm , për opozitë, por nuk bëjnë dot as më shumë dhe as më pak sesa cdo kundravajtës i rëndomtë i ligjit penal!”– shkroi ajo.





- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026