Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë ditën e sotme Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku do të bëhet një analizë së gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.
Mbledhja do të nisë në orën 14:00 dhe janë të ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.
Në mbledhje do të jepet një panoramë e plotë e gjendjes së sigurisë kombëtare si edhe do të vendosen prioritetet për institucion me synim garantimin e sigurisë.
“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026