11.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Si është jeta në Polin e Veriut: Errësirë 24 orë dhe temperatura deri në -30°C

Një grua e cila jeton në një ishull pranë Polit të Veriut ka treguar përditshmërinë e saj gjatë netëve polare në dimër kur ka 24 orë errësirë.

Video-fotografja Cecilia Blomdahl, e cila është nga Suedia jeton në Longyearbyen, në ishullin norvegjez të Svalbard-it që ndodhet brenda Rrethit Polar me të dashurin e saj Christoffer Sporcken dhe qenin e tyre.

Çifti të cilët jetojnë në një shtëpi prej druri publikojnë rregullisht detaje nga jeta e tyre ndërsa jetojnë në një klime ekstreme. Postimet bëhen ne llogarinë @sejsejlija në Instagram dhe çifti sjellin pamje edhe nga Dritat e Veriut apo nga shëtitja e mëngjesit me qenin në mes të stuhisë së dëborës.

Cecilia, e cila është rritur në Gothenburg, e përshkruan jetën ne Ishullin Arktik si magjike dhe nuk e ka problem që të jetojë në errësirë dhe në të ftohtë.

https://www.instagram.com/p/Cl1UO9OK18E/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x