Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë me temë “Implikimet e luftës në Ukrainë -Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”,
Në fjalën e tij Balla tha se mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, duke shpresuar edhe për Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë.
“Mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, sëbashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.
Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”.
Më tej Balla foli edhe për mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE, fakt që për Ballën është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.
“Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.
Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë”, shprehet Balla.
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022