20.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Astriot Patozi: Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht “Rilindjen” dhe “Foltoren”

Kisha menduar ndoshta gabimisht se reforma në drejtësi ishte vetëm një kujtim i largët, pasi e konsideroja atë të vdekur, pasi çakejtë kryesorë të politikës e kishin sulmuar, ndukur, pickuar dhe çjerrë gjatë gjithë kohës, madje edhe përpara se ajo të lindte. Dhe gati isha bindur se ia kishin dalë në misionin dhe vendosmërinë e tyre për ta vrarë shpresën e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë kronike në këtë vend, ku abuzimi me pushtetin është kthyer në kult prej më shumë se tre dekadash.

Sot ka një sinjal të zbehtë se ajo mbase është gjallë dhe ky nuk do të ishte lajm i keq. Mënyra se si po reagohet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut dhe sidomos vëmendja e lartë e “të fortëve” të politikës për të gjithë procesin më bën të mendoj se ende ka ndonjë shpresë të vakët se diçka mund të ndryshojë në të ardhmen. Personalisht nuk më thonë asgjë emrat e kandidatëve për kreun e SPAK-ut, sepse nuk më ka lidhur gjë ndonjëherë me ta, ndërkohë që raportet e tyre me publikun nuk është se i bëjnë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndaj nuk e lidh fare me fituesin e garës idenë se mbase nuk janë fikur të gjithë qirinjtë e besimit se një ditë drejtësia mund të funksionojë edhe në këtë vend. Sado e ndrojtur dhe e frustruar nga presioni politik që të jetë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x