Zyrtare, Uheid Hoxha është blerja më e re e skuadrës së Teutës. Mesfushori sulmues ka nënshkruar me bregdetarët një kontratë 3-vjeçare, që do e mbajë të lidhur deri në vitin 2025. Hoxha në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë, por aventura e tij me kuqeblutë u mbyll me përfundimin e sezonit.
Njoftimi i klubit:
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori sulmues, Uheid Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 3 vjeçare me lojtarin 21 vjeçar, lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Vllaznis në sezonin e fundit. KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #Hoxha dhe i uron shumë suksese me fanelën e klubit tonë. #forcateuta🔵🔵
Latest posts by Andia Tafa (see all)
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022