Është një nga kryeveprat e botës. i pashmangshëm, një përrua për letërsisë që mori jetë 100 vite më parë e që përkthehet, ripërkthehet, studiohet, lexohet, sfidohet, por që qëllon të jetë gjithnjë fitimtar. “Uliksi” i James Joyce, konsideruar një libër homerik ka qenë më herët i përkthyer në shqip, por në A2 CNN ju rrëfejmë një tjetër prezantim, një gjuhë e shkëlqyer, vlerësuar nga Instituti Irlandez, si një vepër madhore sa i përket edhe ripërkthimit.
Në 100-vjetorin e “Uliksit” botuesi Rexhep Hida, tashmë 30 vite pasi i solli shqiptarëve “Të huajin” e Kamysë, Prustin dhe shumë kryevepra botërore, disa prej të cilave të ndaluara, tanimë bën një tjetër hap, drejt ripërkthimit të Uliksit, drejt një hapi tjetër që kërkon letërsia dhe lexuesi në shqip, atë të përballjes me ripërkthimin e një vepre madhore si “Uliksi”. “Është vepra më e madhe e shekullit XX, mbase edhe e të gjitha kohërave”, thotë botuesi Rexhep Hida