Gjatë një mbledhje që zhvilloi me Shtabin e Emergjencës në Shkdoër, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali tha për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se i pranishëm për menazhimin sa më të mirë të situatës duhet të ishte edhe kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Por sipas Spiropalit, ai refuzoiqë të vinte pasi kishte impenjime të tjera të priste ‘non gratën’ duke ju referuar Sali Berishës.
E pyetur në lidhje me banesat e ndërtuara nën nivelin e detit në zonën e Shkodrës, ministrja Spiropali ironizoi qeverisjen e pushtetit lokal, ku tha se ata që nuk pastrojnë pusetat e qytetit, merren me menaxhimin e kaskadave.
‘Ai është një problem i vjetër e i trashëguar që nuk duhet të jetë faktor në menaxhimin e emergjencave të tilla. Është domosdoshmëri sot kur dëgjojmë deklarata delirante nga pushteti lokal dhe kryetari i Tiranës dhe bashkisë. Nuk mund të mos them se mënyra se si menaxhohet pushteti më kujton bashkinë e Lul Bravës.