12.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Italia në Katar 2022, ceremonia hapëse mban firmën e Marco Balich

Në Botërorin Katar 2022 nuk do të mungojë Italia. Arbitri i takimit të parë do të jetë Orsato ndërsa ceremonia hapëse në stadiumin “Al Bayt” do të mbajë firmën e Marco Balich.

Pikë takimi – “Nuk mund të prish surprizën duke zbuluar gjithçka tani, por në ceremoni do të ketë përgjigje për të gjitha temat që janë prekur deri më tani. Këtu nuk bëhet fjalë që t’I bëjmë qejfin perëndimit por që Azia dhe bota perëndimore të ketë një pikë takimi “, tha Balich në një intervistë për “Associated Press”.

Direktivat –  “Mesazhi dhe përmbajtja e spektaklit janë kuruar personalisht nga lideri i vendit”, tha italiani duke iu referuar emirit Tamim bin Hamad Al Thani. “Duan të flasin për shumëllojshmërinë kulturore, duke pranuar të ndryshmen si koncept dhe duke kthyer vendin e tyre si një vend paqeje”, tha drejtori i spektaklit të Katar 2022. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x