11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

Tabaku për Portin e Durrësit: Një aset që po jepet pa garë, s’ka transparencë nga qeveria!

Deputetja Jorida Tabaku, në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, foli për  projektin për Portin e Durrësit, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka bërë aspak transparencë lidhur me këtë çështje.

Gjatë bisedës në studio tha se qeveria Rama sa herë që ndodhi abuzime dhe afera të mëdha sulmon opozitën.

Pjesë nga biseda në studio:

“Jo aq gjatë sa duhet të diskutohej, duhet të ishte një diskutim pa afat dhe procedura është e përshpejtuar. Nëse qeveria është e qartë dhe thotë nuk ka aferë korruptive qeverisë duhet t’i interesonte të kishte një debat publik për ketë dhe të kishte edhe një komunikim me banorët e Durrësit. Porti i Durrësit është një skemë e ngjashme me shumë të tjera , por përmasat e vlerës së saj janë më të mëdha bëhet fjalë për 2 mld dollarë dhe porti ka një rëndësi strategji. Pra ka nevojë për një diskutim, është një aset që po jepet pa garë, e njëjta skemë është kërkuar të bëhet edhe në Portin e Karpen, e njëjta skemë dhe kjo nuk ndodhi, ishte me një investime me më pak vlerë. Shqipëria nuk e ka luksin që kaq pranë negociatave të shkelë MSA-në.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x