9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Ndërhyrje emergjence në Urën e Postenanit/ Garantohet qëndrueshmëria e kësaj vepre gjatë sezonit të dimrit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë ka realizuar një ndërhyrje emergjence në urën e Postenanit në Leskovik.

Ndërhyrje kjo që sipas drejtorit të kësaj drejtorie Gjergji Koki, është realizuar me qëllim për të garantuar qëndrueshmërinë e kësaj vepre me rëndësi për zonën gjatë sezonit të dimrit.

Ndërhyrja sipas Kokit konsistoi në restaurimin e parapetit, restaurimin e muraturës në pjesën fundore të harkut, plotësimi me gurë në pjesët e rrëzuara si dhe devijimi rrjedhës se ujit dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore.

Nga ana tjetër Koki bën me dije se vitin e ardhshëm pritet të bëhet një rikonstruksion total i kësaj ure, nëse sigurohen fondet e duhura.

Ura e Postenanit është një nga veprat e njohura të trashëgimisë kulturore në zonën e Leskovikut. Kjo ndërhyrje do të krijojë mundësinë e vijimit të punës për restaurimin e plotë të kësaj vepre.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x