11.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Protesta e Berishës, Kulluri në ‘Real Story’: Nuk prodhoi asgjë! Minxhozi: Qeveria nuk rrëzohet me manifestime!

Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri. Sipas Çupit, Berisha e di që po ndodh diçka dhe prandaj po bën edhe lëvizjet e fundit.

    “Nuk prodhoi asgjë. Dolëm të shtunën siç ishim të enjten në darkë”, tha Kulluri.

Sa i përket analistit Skëndër Minxhozi, ai thotë se një qeveri nuk mund të rrëzohet me manifestime. Për pjesëmarrjen, Minxhoi thotë se protestuesit nuk ishin prurje vullnetare, pasi kanë ardhur nga qytete të tjera me urban, por sipas tij protestës do i shihej vlera nëse Berisha do mund ta realizonte njëkohësisht në shumë qytete.

Minxhozi thotë se ish-kryeministri është në ‘gjendje alarmi’ për shkak se ende nuk ka një vendim nga gjykata e Apelit për çështjen e kontrollit të PD-së, ndërkohë që jemi në prag të zgjedhjeve lokale.

    “Protesta është kombëtare që vijnë me autobusë nga e gjithë Shqipëria. Nuk janë prurje vullnetare, që vijnë vetë. Ca tregon një shesh i një qyteti i mbushur me persona të ardhur nga shumë qytete. Nëse nuk je i zoti ta bësh në shumë qytete, kjo nuk ka vlerë të numërohet. Dhe e dyta, kur protesta kundër qeverive në atë bulevard kanë atë trajektore kohore, 2 ose 3 orë, Ramës dhe Berishës dje mund ti shkosh me 300 mijë veta dhe nuk ja merr dot pushtetin. Qeveritë nuk bien me manifestime. Alarmi është se kauza juridike është ende pending. Kërkon të bëj negociata elektorale me një parti që është pending dhe KQZ nuk ia pranon. Dy muaj e gjysmë nuk është thënë që janë përgatitur për këtë ditë. Na thanë bëhu gati më 1 shtator, nuk u bë as me 12 nëntor. Ka shumë probleme brenda vetes dhe nuk ka asnjë siguri se në zgjedhjet e ardhshme lokale do dalë fitimtare”, tha Minxhozi. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x