Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Ardian Hajdarit për të pyetur 67 persona në cilësinë e dëshmitarëve, për të cilët pretendon se u ka ofruar ndihmë juridike falas, por u refuzua nga ana e prokurores së SPAK, Dorina Bejko.
Ndokohë, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, për përjashtimin e gjyqtares Atalanta Zeqiri.
Prokuroria kërkoi të rrëzohen provat shkresore të dërguara nga Hajdari, por Gjykata vendosi të pranojë disa prej tyre duke përjashtuar artikujt e mediave online.
Deklaratat me të cilat Hajdari pretendon se ka mbrojtur klientë falas, prokuroria pretendon se ka ndodhur pasi është marrë i pandehur.
Hajdari kërkoi të pyeten 67 dëshmitarë që vërtetojnë sipas tij, se iu ka afruar ndihmesë ligjore falas, kërkesë të cilën togat e zeza e pranuan ndërsa më datë 24 nëntor nis me pyetjen e 5 të parëve.
Ardian Hajdari akuzohet për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “fshehje e të ardhurave”.
Hajdari kishte kërkuar përjashtimin e kryesueses së seancës, Atalanta Zeqiraj, me pretednimin se kishte konstatuar faktin se gjyqtarja kishte miqësi me kallëzuesen e tij, ish-prokuroren Antoneta Sevdari. Ai u shpreh se ka frike se procesi ndaj tij nuk do të jetë i drejtë. Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026