9.5 C
Tirana
12 / 02 / 2026

Korçë/ Kostika Tanto vlerësohet me titull. QAKSH e nderon me titullin “Princ i Artit Muzikor Shqiptar”

Violinçelisti dhe dirigjenti korçar Kostika Tanto, gjithë jetën e tij ia ka kushtuar notave dhe muzikës. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në prezantimin me nivelet më të larta artistike të artit muzikor shqiptar në skenat më prestigjoze kombëtare e ndërkombëtare, veçanërisht si virtuoz në instrumentin e violinçelit, por edhe si krijues i Orkestrës së Harqeve të Korçës, si kompozitor, orkestrues, dirigjues dhe Drejtor Artistik i këtij formacioni muzikor, i cili ka marrë disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, Kostika Tanto së fundmi është nderuar me titullin “Princ i Artit Muzikor Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare.

Ky vlerësim për artistin korçar është një stimul i madh për të vijuar këtë rrugë të bukur e cila ka nisur që në moshën të vogël.

Kostika Tanto nisi të marrë mësimet e para në instrumentin e violinçelit që në moshën 7 vjeçare, në vitin 1961, e më pas ai ndoqi studimet e larta në Liceun Artistik ku spikati si instrumentist. Muzika ka qënë dhe do të ngelet ushqimi shpirtëror për artistin korçar, me një krijimtari artistike mbi 60 vjeçare e që gjithë jetën e tij ia ka kushtuar artit muzikor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x