Kryetari i Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij janë plagosur me thikë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një debati me ish-punonjësin e Bashkisë, Ergest Xhelilin.
Debati ka degraduar dhe më pas ky i fundit e ka goditur me thikë Kryetarin e Bashkisë Divjakë, Kokoneshin si dhe shoferin e tij.
Akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, por ata janë dërguar menjëherë në spital për mjekim më të specializuar.
Burime policore thonë se autori Ergest Xhelili është arrestuar.
Më herët, Kokoneshi është dhunuar nga një i ri në mes të qytetit. Ka qenë vetë Kokoneshi ai që ka denoncuar në polici për 32-vjeçarin Dritan Sterkaj.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026